Politika PS “shpëtoi” Metën, Murrizi: Jeni ortakë me të

PS “shpëtoi” Metën, Murrizi: Jeni ortakë me të

Kryetari i grupit demokrat parlemantar, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri-tjetrin. “E shoh ngazëllimin që shpëtuat Metën nga shkarkimi, por mund të dilni në livadh përjashta. Ju edhe doni të bëni cubin edhe ju mposhtin cubat.

A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri-tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë, si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet, dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm.

Ju e ngritët komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Ulsiu u nis të shkarkojë Metën, por pas kësaj ose shkarkohet Ulsiu ose anëtarët e këtij komisioni. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën ti qëndroni moralisht firmës suaj.

U shfrytë si tullumbace. Ju sot u tretët si sheqeri në ujë. Nuk mendova se do të dilnit kaq fiasko. Ju ndoshta kërkoni një ortakllik pas prill-maj 2021. Jeni si vëllezër të ardhur në një lindje, por në pak sekonda. Unë nuk kam asgjë me Metën, e vlerësoj për prillin e 2008. Shpresoj të përshëndesë 30 korrikun dhe të mos fshihet pas guidave turistike”, tha Murrizi.