Politika Rabina, vajza e FRESSH që ka mamin me PD, Rama: Mami jot...

Rabina, vajza e FRESSH që ka mamin me PD, Rama: Mami jot sheh larg dhe e kupton që e ardhmja është tek PS

Rabina Hajdini është një nga vajzat e FRESSH (Forumi rinor socialist) që foli në ditën e tretë dhe të fundit të Kongresit të PS-së që sot ishte me në fokus të rinjtë.

E emocionuar se fliste për herë të parë në podium Rabina tregoi se mami i saj e kishte shtyrë dhe bindur që të ishte aty sot, edhe pse kishte bindje të ndryshme politike. Kjo shkaktoi të qeshura mes të rinjve, dhe pasi merr fjalën kryeministri e komentoi.

“Unë jam Rabina Hajdini. Dua një duartrokitje sepse për mua është hera e parë që flas në këtë podium. Dua të falenderoj mamin sepse më bindi që të jem këtu, edhe pse kemi bindje të ndryshme politike”.

Rama: Vajzës që foli këtu me emocion dhe që e ka mamin me PD të fala mamit, shumë të fala dhe komplimente sepse vërtet mami sheh larg dhe kupton që ndërkohë që ka mbetur tek PD vajza duhet të vijë tek PS se e ardhmja është këtu.