Politika Rama na prezanton me vajzën nga Bulqiza që mund të prodhojë “Ferrarin...

Rama na prezanton me vajzën nga Bulqiza që mund të prodhojë “Ferrarin ballkanas”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vajzën e cila ka “premtuar” se mund të prodhojë edhe Ferrarin ballkanas. Ajo do jetë protagoniste e podcastit të ri të Ramës, “Flasim”, e cila do të tregojë për rrugëtimin në një industri “burrash”. Bëhet fjalë për Arjeta Pucën.

Puca është bashkëthemeluese e “TIMAK”, kompani që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjete të specializuara për mjetet e shërbimit publik, por gjithashtu edhe një e apasionuar pas garave me motor e së shpejti edhe garuese në Rally Albania!

Edi Rama: Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se një javë më parë, jam në dispozicion dhe do ishte një nder shumë i madh nëse do më shënoje në kompanitë tënde si hamall, pa pagesë, për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara që Arjeta nuk e di pse e mendova të kuqe, e mendova në fakt të kuqe si “Ferrari from the Ballkans”

Arjeta Puca: Mund ta prodhojmë komplet me mjetet tona, nga fillimi deri në fund.