Kryesore Rama: Nesër nis vaksinimi kundër Covid-19

Rama: Nesër nis vaksinimi kundër Covid-19

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se të parët që do marrin vaksinën do të jenë bluzat e bardha në spitalet COVID.

“Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, tha Manastirliu në një vizitë në spitalin rajonal të Durrësit.

Zyrtarisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer, sipas një deklarate që ka bërë vetë kryeministri më datë 1 janar 2021.

Procesi i vaksinimit është planifikuar që të bëhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ku është bërë gati infrastruktura e nevojshme.