Politika Rama: Nuk ka korona ballkanike, përdoret për politikë

Rama: Nuk ka korona ballkanike, përdoret për politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gjermanen BILD në lidhje me pandeminë. Kreu i qeverisë ka sqaruar situatën aktuale nga koronavirusi në vend dhe ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit po rrisin infektimet në Europë.

“Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të matematikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa i përket numrave, që të jemi në gjendje për të ndikuar te një vend i madh si Gjermania apo shtete të tjera ballkanike të ndikojnë te Franca a vende të tjera të Europës. Dua të them që është më tepër politikë sesa realitet”, deklaroi Rama.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Shqipëria është transparente me shifrat e publikuara në lidhje pandeminë. Rama ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria duhet fajësuar për rritjen e numrave të infektimeve në Gjermani.

“Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të matematikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa i përket numrave, që të jemi në gjendje për të ndikuar te një vend i madh si Gjermania apo shtete të tjera ballkanike të ndikojnë te Franca a vende të tjera të Europës. Dua të them që është më tepër politikë sesa realitet”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka deklaruar përpara zëvendëspresidentit të gazetës BILD, Paul Ronzheime, me të cilin zhvilloi intervistën, se politikanëve në Europë u intereson ta përdorin për politikë idenë e një korone ballkanike, apo mafie ballkanike.

“Kjo është politikë, sepse nuk korona ballkanike, mafia ballkanike, apo sëmundje dhe tërmet ballkanik. Por politikës ndonjëherë, tashmë më shumë se kurrë, i nevojiten këto për të arritur tek njerëzit. Normalisht që ne mërzitemi nga këto, por jemi mësuar. Nuk është hera e parë. Na duhet që të përballemi me këto stereotipa dhe t’i zhdukim ato”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar Gjermaninë për luftën e saj ndaj pandemisë së koronavirusit. Ai i ktheu përgjigje edhe pyetjes nëse Kina, vendi i origjinës ku shpërtheu koronavirusi, duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara.

“Nëse dikush ka luajtur lojën e gabuar duhet të paguajë”, tha Rama, por shtoi se duhet sqaruar shumë mirë se çfarë ndodhi.

“Çështja kryesore është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur”, tha Rama, i cili shtoi se përgjigjet nuk duhet të na çojnë drejt teorive konspirative, por drejt një hetimi të qartë, ku përgjegjësi duhet të paguajë.