Kryesore Rama zbulon se kujt kategorie i janë rritur më shumë pagat në...

Rama zbulon se kujt kategorie i janë rritur më shumë pagat në këtë periudhë në Shqipëri

Duke komentuar protestën e pedagogëve që kërkojnë rritje të pagës, kryeministri Edi Rama thotë se atyre u janë rritur rrogat më shumë se të tjerëve gjatë kësaj periudhe.

Nga Elbasani, në një takim me banorët, kreu i qeverisë u shpreh se pedagogëve u janë rritur me 15%, një pjesë nga qeveria e një pjesë nga universitetet.

Kryeministri thotë se pagat e pedagogëve duhet të rriten akoma më shumë në të ardhmen, por jo në këtë periudhë krize.

“E dini kujt i janë rritur më shumë pagat në këtë periudhë në Shqipëri? Pedagogëve! Se 7% i ka rritur qeveria dhe 8% universitetet. Me këtë nuk dua të them që i kam pagat që të çohen dhe të duartrokasin qeverinë, përkundrazi duhet t’ia u rrisim akoma në të ardhmen. Fatmirësisht nuk janë të gjithë pedagogët. Shumica e tyre janë në mësim, shumica e tyre janë në krye të detyrës, shumica e tyre tregojnë që janë të denjë për atë titull të madh qytetarie që të jep emri i mësuesit, emri i pedagogut. Por janë një pjesë e tyre nën drejtimin e një shiksi të vitit ’97 të kohës më të zymtë të shtetit shqiptar që kërkojnë për llogari të atij non gratës dhe të çorbës së rublave të krijojnë idenë përmes ekraneve për llogari të pronarëve të tyre janë rreshtuar kundër qeverisë. Jemi i vetmi vend në këtë rajon që s’ka asnjë ekran pro qeveritar. Në ato ekrane shikoni se si po bëhet nami. Janë ca që dalin për medemek një protestë të madhe e cila nuk ekziston. Duhet ta kuptojmë, ne jemi në një kohë kur nuk kemi mundësi të bëjmë ndalimin e kësaj vale që e ndjen gjithë Europa. Ne mund ta zbusim, por siç kemi bërë deri tani do vazhdojmë të bëjmë duke e nisur nga poshtë-lart, nga pensionistët duke vazhduar nga ata që janë më në nevojë, duke ecur me infermierët, mësues, ushtarak, duke rritur pagën minimale, duke i bërë thirrje sektorit privat që t’i rrisi dhe më shumë pagat që të ruajë kapitalin njerëzor dhe pastaj duke shkuar dhe më lart”, deklaroi Rama.