Sport Real Madrid bën zyrtare blerjen e tretë

Real Madrid bën zyrtare blerjen e tretë

Pas Nikola Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen e dytë për sezonin 2019-2020.

Ferland Mendy është lojtari i ri i madrilenëve, i blerë nga Lyon për 48 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Mbrojtësi francez i krahut të majtë ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

Mendy ishte një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin francez sezonin e kaluar.