Bota Refuzuan të dorëzoheshin, luftanija ruse vret ushtarët ukrainas

Refuzuan të dorëzoheshin, luftanija ruse vret ushtarët ukrainas

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar, së fundmi, një mesazh audio të komunikimit të ushtarëve ukrainas në një ishull në Detin e Zi dhe një oficeri të Marinës Ruse.

Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, të gjithë ushtarët që mbronin Ishullin e Gjarprit, u vranë dhe do të marrin titullin e “Heroit të Ukrainës”.

Në mesazh, dëgjohet oficeri i marinës ruse tek iu drejtohet ushtarëve ukrainas: “Kjo është një luftanije ushtarake ruse. Iu bëj thirrje të ulni armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen, në të kundërt do të bombardoheni!”.

Por kjo thirrje u refuzua nga ushtarët ukrainas, të cilët u kundërpërgjigjën “Luftanija ruse, ik p…..u!”.