Politika Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

Arkend Balla është deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha ditën e sotme atij mandatin pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës.

“Vendosim dhënien e mandatit deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës nga lista shumëemërore e PS-së për zonën zgjedhore Qarku Durrës, zoti Arkend Balla”, u shpreh Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga politika pas  dhunës që anëtarë të fisit të tij bënë ndaj dy kushërinjve Maja. Në lidhje me atë ngjarje është shpallur në kërkim djali i ish-deputetit socialist, Ramazan Rraja.