Aktualitet “Së bashku jemi më të fortë”, ushtria e Shqipërisë ‘bashkohet’ me atë...

“Së bashku jemi më të fortë”, ushtria e Shqipërisë ‘bashkohet’ me atë të Kosovës (VIDEO)

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar ditën e djeshme stërvitjen e përbashkët ushtarake në poligonin kombëtar Bizës.

Gjatë kësaj stërvitje trupat e dy vendeve tona kryen qitje me armë të ndryshme si dhe me mortaja.

“Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Mehaj.

Trajnimi mbi mortajat dhe xhenion, u zhvillua përgjatë një periudhe 2-javore, nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore.