Aktualitet Sherr me thikë mes vëllezërve, njëri përfundon në spital, tjetri në polici

Sherr me thikë mes vëllezërve, njëri përfundon në spital, tjetri në polici

Një konflikt mes vëllezërve në një banesë në Pogradec mëngjesin e sotëm ka degraduar deri në përdorimin e një mjeti prerës.

Policia njofton se dyshohet se 23-vjeçari me iniciale S.Sh. ka dëmtuar me thikë vëllain e tij 25-vjeçar, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Autori i dyshuar aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.