Aktualitet Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar

12 persona të arrestuar, dy në arrest shtëpie dhe 32 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë. Është ky bilanci i një operacioni të zhvilluar nga autoritetet policore në Chieti.

Mësohet se hetimit për operacionin që goditi një grup kriminal, pjesa më e madhe e së cilës ishin shqiptarë kanë nisur që prej vitit 2019. Autoritetet kanë mundur që të zbulojnë të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, Shqipëri dhe më pas lënda narkotike çohej në Itali, në rajonin e Abruzzo-s, pranë lumit Alento, ku ruhej e fshihej.

Nga aty droga merrej dhe dërgohej me kamionë në rajonet e Marche ose Emilia. Pretendimet janë që ky grup kriminal blinte kryesisht kokainë, heroinë dhe marijuanë nga Belgjika dhe Holanda e më pas sasia e lëndës narkotike çohej në Itali nëpërmjet makinave.

Bëhet fjalë për një strukturë kriminale të organizuar me qendër në Abruzzo.

Por cilët janë shqiptarët që janë vënë në pranga?

Autoritetet thonë se janë arrestuar:

Gjysho Bana, 38 vjeç, banor në Montesilvano

Emiljan Guri, 31 vjeç banor në San Benedetto del Tronto

Bujar Perlica, 49 vjeç, banor në Montesilvano

Edmond Roci, 45 vjeç, banor në Montesilvano

Brikel Ziu, 35 vjeç, banor në Montesilvano

Miklovan Ziu, 42 vjeç, banor në Montesilvano

Armand Veliu, 34 vjeç banor në Milano.

Në pranga kanë rënë edhe 5 italianë të moshave nga 31  deri 49 vjeç.

Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi kriminal u quajt “Alento” pas kapjes së një sasie droge në një bazë pranë lumit Alento. Gjithsej gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 19 persona dhe janë sekuestruar rreth 60 kilogramë kokainë dhe heroinë.