Politika Shpallen fituesit në balotazh të primareve të PD në 5 bashki

Shpallen fituesit në balotazh të primareve të PD në 5 bashki

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki.

Rezultatet dhe fituesit e garës janë si më poshtë:

Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave;

Dibër: 1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë;

Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71%të votave;

Librazhd: 659 votues, fitues është Shefki Cota me 63.3% e votave;

Fier: 964 votues, fitues është Evdar Kodheli me 61.1% të numrit të votave;

TOTAL (5 degët): 4316 votues

“Interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve. Për këto 5 degë numri i votuesve ka qenë 248 votues më shumë se në garën e zhvilluar në raundin e parë, në datën 4 dhjetor 2022”, tha anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja.

Kruja falenderoi çdo anëtar e simpatizant të degëve të mësipërme që edhe në kushte të rënduara atmosferike, besuan në procesin e Primareve e votuan në dy raunde.