Aktualitet Shqipëria mbetet sërish në “listën e zezë” të BE-së për udhëtimet

Shqipëria mbetet sërish në “listën e zezë” të BE-së për udhëtimet

Bashkimi Europian ka përditësuar listën e vendeve ndaj të cilave mund të fillohet të hiqen sanksionet për sa i përket udhëtimeve.

Sipas këtij rekomandimi, vendet e anëtare mund të fillojnë të heqin kufizimet si dhe të hapin kufijtë për banorët e këtyre shteteve:

Australia

Japonia

Zelanda e Re

Ruanda

Singapori

Koreja e Jugut

Tailanda

Kina, në bazë të konfirmimit të reciprocitetit

Kriteret mbi të cilat vendoset nëse duhen hequr kufizimet e udhëtimeve për vendet jashtë BE janë: situata epidemiologjike dhe masat e ndërmarra duke përfshirë rregullat për distancimin fizik, si dhe gjendja ekonomike e sociale.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur sërish jashtë kësaj liste për shkak të shifrave të larta që janë regjistruar gjatë muajve të fundit.

Në Shqipëri u raportuan 787 raste të reja gjatë ditës së sotme, ndërsa Maqedonia e Veriut 654 raste.

Mali i Zi regjistroi 432 raste të reja dhe 74 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu dhe Serbia ka shënuar shifra rekord gjatë muajve të fundit, ndërsa ditën e sotme 5,129 qytetarë rezultuan pozitiv për COVID-19, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar 2,529.