Kryesore SPAK, kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës

SPAK, kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

SPAK iu drejtua me kërkesë Kuvendit për shkak se Berisha nuk është paraqitur tre herë rresht në Prokurori, duke mos zbatuar vendimin e gjykatës që e detyronte të paraqitej.

Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, masë kjo që deri më tani nuk është zbatuar.

Por pas kësaj kërkese, nëse Këshilli i Mandateve aprovon heqjen e imunitetit, Berisha pritet që të dënohet me “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kjo është e vetmja masë që mund të vendoset nga Berishës, i cili përjashtohet nga arresti me burg për shkak të moshës.

Më herë, u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u la në arrest shtëpie.