Bota Sulmet ajrore izraelite në Gaza: 198 palestinezë të vrarë, mijëra të plagosur

Sulmet ajrore izraelite në Gaza: 198 palestinezë të vrarë, mijëra të plagosur

Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza, e ndërsa 1,610 kanë mbetur të plagosur. Shifrat janë bërë të ditur nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Në deklaratën zyrtare nuk u dhanë shumë detaje se ku ndodhën vdekjet dhe nëse bëhet fjalë për militantë të Hamasit apo civilë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, 40 persona janë vrarë e ndërsa 779 persona të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite tha se rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael këtë të shtunë që nga fillimi i luftimeve. Këto shifra kundërshtojnë shifrat e komandantit ushtarak të Hamasit, Muhammad Al-Deif, i cili më parë tha se ishin lëshuar 5000 raketa. Grupi i Hamas, u infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti, në një mësymje të papritur.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin në lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se lufta po zhvillohet ndërsa forcat izraelite kanë po godasin zonën kufitare jugore.

Në Iran, i vetmi vend që e ka përkrahur sulmin e Hamasit, deputetët në parlament thirrën me zë të lartë: “Vdekje Izraelit” dhe “Palestina do të Fitojë, Izraelit do të Shkatërrohet”.

Sulmi masiv nga Hamasi e kapi Izraelin të papërgatitur. Zhvillimet e së shtunës ndodhin pikërisht në 50 vjetorin e një lufte tjetër që gjithashtu e kishte zënë Izraelin në befasi.

Lufta e vitit 1973 e çoi Izraelin në prag të një humbje katastrofike. Beteja filloi me një sulm të befasishëm në dy fronte nga një mori tankesh siriane dhe brigadash egjiptiane. Plotësisht e papërgatitur dhe me shumë ushtarë në pushime, ushtria izraelite dukej sikur u mund fillimisht përpara se të zmbrapste armiqtë e saj në një seri sulmesh vendimtare.

Mbi 2,600 izraelitë u vranë gjatë luftës, humbja më e madhe që Izraeli ka pësuar ndonjëherë në një luftë të vetme. Nga ana tjetër, megjithëse nuk ka shifra të konfirmuara të viktimave, raportohet për 15,000 egjiptianë dhe 3,500 sirianë të vrarë gjatë kësaj lufte.