Aktualitet “Takova ministrin”/ Ulsi Manja reagon për deklaratën e Spartak Dobit: As nuk...

“Takova ministrin”/ Ulsi Manja reagon për deklaratën e Spartak Dobit: As nuk e njoh

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me intervistën të dhënë për emisionin “Review”, në Euronews Albania, nga bashkëshorti i Rozeta Dobit, sanitares e cila kishte vjedhur së bashku me të birin qindra mjëra euro në banesat e zyrtarëve ku pastronte në kryeqytet.

Në intervistë Spartak Dobi, tha se pas arrestimit të familjarëve kishte pasur një takim me Ministrin e Drestësisë, ku ky i fundit i kishte premtuar lirimin e djalit.

Përmes një reagimi zyrtar Ulsi Manja, përgënjeshtron mbajtjen e takimit dhe thekson se deklaratat e Dobit janë shpikur për shkak të gjendjes së tij të rënduar posikologjike. Ministri shton se as nuk është takuar dhe as nuk e njeh fare personin në fjalë.

REAGIMI I MINISTRIT TË DREJTËSISË

Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë.

Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.

Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.