Aktualitet Temperatura vere deri në Krishtlindje

Temperatura vere deri në Krishtlindje

E gjithë kjo javë e dhjetorit do të karakterizohet me temperatura aspak tipike për dimrin, të cilat do të vijojnë deri për Krishtlindje.

Pavarësisht dy javëve të para të këtij muaji që kishte prezencë të reshjeve dhe në disa zona ishin me intensitet, dhjetori në ditët në vijim do të ketë pak vranësira.

Sipas sinoptikanëve, i gjithë viti 2020 hyn në vitet me një nivel shumë të ulët reshjesh, duke sjellë probleme në fushën e energjetikës dhe bujqësisë.

Sipas meteorologut Hakil Osmani, ky vit ka shënuar vlera termike më të larta jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë globin, duke regjistruar temperaturë deri në 1.2 gradë Celsius më të larta se mesatarja globale.

Anomalia e temperaturave ka qenë jo vetëm në stinën e Verës, por në të gjithë muajt e 2020. Përjashtim bëri nëntori ku temperaturat ishin shumë afër vlerave tipike të vjeshtës./Klan Plus