Politika Tensionet Serbi-Kosovë, Rama: Jam edhe më i bindur se Ballkani i Hapur...

Tensionet Serbi-Kosovë, Rama: Jam edhe më i bindur se Ballkani i Hapur është rruga jonë

“Dua të them se kam pasur shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta edhe mes rrjeteve sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve thelbi ishte: po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur? Tani jam edhe më i bindur se Ballkani i Hapur është rruga jonë për të mirën e përbashkët”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin teksa u pyet se çfarë do të ndodhë me Ballkanin e Hapur pas tensioneve të fundit Kosovë-Serbi.

“Ka një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Kemi një mosdakordësi në këtë pikë me Albinin dhe kjo është e natyrës politike dhe duhet ta trajtojmë si të tillë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre. Është e pashmangshme dhe Serbia do ta njohë Kosovën, por edhe falja për krimet e luftës do të vijë, por pyetja është kur do të vijë?”, tha Rama.