Aktualitet Trafikoi sasi të sasi të konsiderueshme kokaine, 36-vjeçari do të ekstradohet në...

Trafikoi sasi të sasi të konsiderueshme kokaine, 36-vjeçari do të ekstradohet në Itali

Policia në Vlorë ka arrestuar një 36-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Armand Lushaj, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Fierit, u arrestua pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Dyshohet se Lushaj, në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Ndërkohë, bëhet po ashtu e ditur se Armand Lushaj (Jazaj) ndodhet në burgun e Fierit pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, 36-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, një person, të cilin e ka lënë të plagosur.