Aktualitet Tritol punonjësit të Policisë në Durrës

Tritol punonjësit të Policisë në Durrës

Një sasi tritoli i është vënë mbrëmjen e djeshme efektivit të Policisë, Hysen Gashi.

Sipas Policisë tritoli është vënë në derën e jashtme të dyqanit të tij në fshatin Katund i të Ri në Durrës.

Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.