Bota Trump qetëson qytetarët për koronavirusin

Trump qetëson qytetarët për koronavirusin

“Duhet të jeni të qetë, pasi gjithçka do të funksionojë mirë, le të shpresojmë se nuk do të zgjasë shumë kjo situatë“, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve mbi COVID-19-n.

Presidenti u intervistua nga televizioni Fox dhe iu përgjigj disa pyetjeve mbi polemikat që janë ngritur për vonesat në trajtimin e këtij virusi.

”Njerëzit tanë janë në SHBA, i shpenzojnë paratë e tyre në SHBA dhe mua më pëlqen kjo gjë, u them atyre të jenë të qetë”, shtoi Trump.