Kosova Trupat amerikane në Kosovë, Trump konfirmon angazhimin: Misioni vazhdon

Trupat amerikane në Kosovë, Trump konfirmon angazhimin: Misioni vazhdon

Presidenti Donald Trump konfirmon angazhimin e forcave amerikane në Kosovë. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë”, tha Trump në një letër dërguar kryetares së dhomës së përfaqësueseve Nancy Pelosi dhe presidentit të përkohshëm të Senatit Chuck Grassley.

Ai përmendi se aktualisht, në kuadër të misionit të KFOR-it janë angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4 mijë trupa sa janë në total. Në mars të këtij viti, dy senatorë kërkuan që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë praninë në Kosovë nëse nuk shfuqizohej taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Masa, e zëvendësuar fillimisht me reciprocitet, u pezullua plotësisht nga kryeministri Avdullah Hoti për t’i hapur rrugën rinisjes së dialogut me Serbinë.