Bota Ulen rastet e reja me koronavirus në Itali

Ulen rastet e reja me koronavirus në Itali

Ulet numri i rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit në Itali. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë janë 190 raste të reja ndërsa dje ishin 219.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 13, ndërsa numri total ka vajtur 35.058 të vdekur.

Aktualisht pozitivët janë 12.404 (-36), ndërsa të shëruarit 197.162 (+213).