Kryesore Ulen testimet, por jo rastet e reja. Asnjë viktimë nga Covid-19

Ulen testimet, por jo rastet e reja. Asnjë viktimë nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja sikurse një ditë më parë, por në ndryshim nga dje numri i testimeve sot ka qenë më i ulët.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2431 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 18 qytetarë në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.