Ekonomi Ulet sërish çmimi i karburanteve

Ulet sërish çmimi i karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku nafta është ulur me 3 lekë dhe do të shitet në treg me 169 lekë/litri.

Çmimi i benzinës është ulur me 3 lekë gjithashtu dhe do të shitet me 172 lekë/litri.

Çmimi i gazit është ulur me 4 lekë dhe do të tregtohet me 62 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.