Politika USAID, fond 37 milionë dollarë për vendet e prekura nga koronavirusi

USAID, fond 37 milionë dollarë për vendet e prekura nga koronavirusi

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëria, ka njoftuar për vendimin e ri të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ka parashikuar një fond 37 milionë dollarësh për vendet e prekura nga përhapja e koronavirusit.

Vendet e përfshira në ndihmat amerikane janë 25, sipas deklaratës të vetë sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, vendim që tregon sipas tij “udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”.

Përtej fondit të USAID-it, angazhimi i SHBA-së jashtë vendit për përballjen e përhapjes së koronavirusit, do të ketë një fond total prej 100 milionë dollarësh.