Kryesore Varianti Delta rrit rastet e reja

Varianti Delta rrit rastet e reja

Variant Delta po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve. Në 24 orët e fundit 182 raste të reja janë identifikuar nëpërmjet testimit të 3613 personave.

Shumica e të infektuarve janë në kryeqytet dhe qytetet e mëdha si Shkodra, Fieri, Durrësi apo Vlora. Raste sporadike janë identifikuar thuajse në çdo qark të Shqipërisë, duke e çuar në 1,035 totalin e te prekurve nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit në rritje kanë ardhur dhe shtrimet në spital.

Numri i pacientëve që po marrin trajtim në spitalin Covid 1 ka shkuar në 32 nga 29 që ishin të shtunën.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa 23 persona janë shëruar duke e çuar në mbi 130 mijë totalin e atyre që ja kanë dale të mposhtin koronavirusin.