Aktualitet Velipojë/ Vritet aksidentalisht me armë gjahu 12-vjeçarja

Velipojë/ Vritet aksidentalisht me armë gjahu 12-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Baks të Velipojës. Një vajzë e mitur, vetëm 12 vjeç, ka ndërruar jetë pasi u plagos me armë gjahu.

Mësohet se e mitura ka qëlluar aksidentalisht veten. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë atje.

Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e të miturës. Po ashtu bëhet me dije se çiftja ka qenë me leje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.