Politika Videoja e Bashës, Rama: Opozita ëndërron vdekjen time

Videoja e Bashës, Rama: Opozita ëndërron vdekjen time

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar sërish këtë mëngjes largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe ndaj nuk duhet të qëndrojë më në qeveri.

“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!”, shkruan Basha në një postim në mediat sociale.

Ndërkohë shefi i opozitës ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama teksa flet për situatën e pandemisë në vend.

Rama: Opozita ëndërron vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuza të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili më herët kërkoi largimin e Ramës pasi sipas tij kishte humbur kontrollin mbi pandeminë.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se opozita ëndërron katastrofën, asfiksinë dhe vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe vdekjen e tij.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe njëherë video-montazhin e Bashës dhe thotë se kjo është një politikë e mjerë.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan Rama.