Aktualitet Vritet 41-vjeçari, ekzekutohet nga qiramarrësi

Vritet 41-vjeçari, ekzekutohet nga qiramarrësi

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Goraj të Beratit, ku është ekzekutuar me armë zjarri një 41-vjeçar.

Viktima është Ajet Guneli, i cili u qëllua me kallashnikov nga 44-vjeçari Vangjel Polovina nga Kuçova.

Autori është arrestuar menjëherë nga policia, sapo u mor njoftimin për krimin që kishte ndodhur. 44-vjeçari tentoi fillimisht të arratisej me një furgon, por u arrit që të ndalohej dhe të vihej në pranga.

Vrasja ndodhi në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Uniformat blu sekuestruan edhe kallashnikovin me të cilin u vra 41-vjeçari Guneli.

Mësohet se viktima i kishte dhënë me qira autorit një stallë derrash. Sipas pretendimeve të Vangjel Polovinës, të dy kishin mosmarrëveshje. Autori ka thënë para policisë se viktima e shante dhe ofendonte përditë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.