Aktualitet Zhdukja e Ervis Martinajt, ministri Balla: Kërkuam 2 muaj në det, kemi...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ministri Balla: Kërkuam 2 muaj në det, kemi një pistë

Në studion e emisionit “Top Story” është folur për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt. Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se për 2 muaj, policia ka kërkuar në det për trupin e Ervis Martinajt. Ai shtoi se policia ka një pistë të besueshme për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit.

Ndërkaq, gazetari Eni Ferhati deklaroi se policia për disa ditë me radhë ka kërkuar në det për trupin e Martinajt. Sipas tij, pasi është siguruar një pistë nga policia, kanë vazhduar kërkimet në det me polumbarë, por se nuk është gjetur asgjë.

Ferhati: Hetimet kanë përparuar, janë kryer eksperimente të ndryshme të tabulateve telefonike. Gjatë shtatorit pëlumbarët e RENEA-s kanë kërkuar në det, pasi trupi i tij (Ervis Martinajt) mund të ishte fshehur nga peronat që dyshohet se kanë vrarë. Nuk është gjetur asgjë. Kjo pistë që ishte siguruar nga polica nuk u gjet asgjë. Në jug të vendit polumbarët kanë qëndruar për gjashtë ditë por nuk kanë gjetur asgjë.

Balla: Kërkimet aty ku po flet Eni kanë vazhduar për dy muaj, jo për gjashtë ditë.

Ferhati: Kemi dy trua të zhdukur. Ngjarje të dyja i përkasin vitit 2023. Janë disa elementë që policia, por përgjegjësi ka edhe prokuroria, janë vrasje të tilla që të rrëzojnë statistikën që policia me shumë mund e kanë gjetur. Jemi në vitin 2023, ku bota ka përparuar, duhet të investojmë në teknologji. Duhet implementimi i saj për t’i ardhur në ndihmë policisë, me kamera ose mënyra të tjera. Për shembull nëse ndodh një vrasje të mos ecim me postblloqe policie, por me mënyra të sofistikuara.

Balla: Policia e Shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen.