Aktualitet Zjarri në fabrikën e bojërave, policia: Bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

Zjarri në fabrikën e bojërave, policia: Bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

Policia e Durrësit ka dhënë informacion për zjarrin e rënë në një fabrikë bojrash mberëmjen e kësaj të shtune në Maminas, autostrada Durrës-Tiranë.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës”, thotë policia.

Në njoftim sqarohet se në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

“Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.