Sport Zyrtare: Chelsea blen Timo Werner për 55 mln euro

Zyrtare: Chelsea blen Timo Werner për 55 mln euro

Tashmë është zyrtare, Chelsea ka arritur të sigurojë shërbimet e Timo Werner. Blutë e Londrës kanë fituar garën në të cilën të përfshirë ishin edhe Liverpooli sëbashku me Manchester United dhe Inter. Sulmuesi gjerman pritet të mbërrijë në Londër në korrik. Nisur nga kjo Werner nuk do të ketë mundësi të luajë me Leipzig në Champions League në muajin gusht.

Presidenti i Chelsea-t Roman Abramovich ka paguar 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit, ndërsa kontrata e firmosur do ta mbajë në Stamford Bridge sulmuesin deri në vitin 2025. Përsa i përket pagës ai do të përfitoje 200 mijë euro në javë.

Interes për Werner kishte shfaqur edhe Inter, por Abramovich nuk ngurroi të paguante shumën e kërkuar nga klubi gjerman. 24-vjeçari është autor i 32 golave dhe 13 asisteve në sezonin aktual.

“Jam i lumtur që do të luaj për Chelsean. Dua të falenderoj tifozët e Leipzig për mbështetjen si dhe drejtuesit e klubit. Kam kaluar 4 vite të mrekullueshme te kjo skuadër. Pres me padurim që të nisë aventuren time me Chelsean”, ishin fjalët e Timo Werner për faqen zyrtare të Bluve të Londrës.