Kryesore 9 të vdekur nga COVID-19, ulen rastet e reja

9 të vdekur nga COVID-19, ulen rastet e reja

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar edhe 218 raste të reja.

Viktimat janë një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qytetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 2008 testime të kryera, nga ku u konfirmuan edhe 252 të shëruar.

185,569 persona e kanë fituar betejën me virusin që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Aktualisht në vend ka 7,993 pacientë aktivë me COVID, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë.

155 pacientë janë të shtruar në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në pikën më të afërt të vaksinimit, ose nëpër qendrat shëndetësore. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.