Interit i mjaftojnë vetëm 11 minuta për ta vënë në dishezë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League ndaj Milan duke fituar 2-0 dhe të vënë një këmbë në finalen e Stambollit.
Zikaltrit e nisën takimin me një ritëm të lartë, ndërsa kuqezinjtë u tregun tejet të përgjumur dhe pësuan dy gola të shpejtë, fillimisht me Dzekon dhe më pas me armenin Mkhitaryan.
Minutat në vijim, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, ishin thuajse të njëjtat. Interi u mbrojt mirë dhe tentoi të rrezikonte me kundërsulm, ndërsa Milani nuk arriti thuajse në asnjë moment të rrezikonte portën kundërshtare.
Tashmë, me dy gola diferencë, skuadra e Inzaghit shkon tejet e qetë në ndeshjen e kthimit të së martës së ardhshme.