Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një aktiviteti me të rinjtë e këtij qyteti, u zotua se do të rikthejë shpresën te të rinjtë.
“Rinia është ajo që i kanë hequr të parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë, por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresën. Zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës”, deklaroi Basha.
Sipas tij, “emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik”.
“Humbja e mundshme nga emigracioni është 559 milionë euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milionë euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë. 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve. Po të investojmë tek rinia, do na kthehet shumë herë në benefite në të ardhmen. Duke investuar te rinia ndalet dhe emigracioni. Nuk ndalet emigracioni duke shtuar policë në kufi”, theksoi Basha.