Teksa kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme do të marrë jetë paketa speciale Anti-KÇK kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, Basha e ka quajtur si një mashtrim të kreut të qeverisë.
Sipas tij, AntiKÇK është një strukturë paralele me SPAK dhe BKH, për të cilën Basha thotë se Rama nuk e ka “kapur dot”.
“SPAK dhe BKH po vonohen, shkaku është vetëm Edi Rama. AntiKÇK synon të dëmtojë dhe zhbëjë SPAK-un dhe BKH-në. AntiKÇK është një mashtrim, strukturë paralele me SPAK dhe BKH. “AntiKÇK është përpjekja e fundit për të sabotuar SPAK-un. Do e bëjë spektakël, do e bëjë si një gjë të madhe dhe do kapë nja dy tre koka dhe do i lirojë prapë siç ka bërë me të tjerë. Do e shesë me media dhe gazeta pasi ka blerë boll të tilla. Por ai sot nuk gënjen dot një fëmijë jo më të rritur. Edi Rama sot është ortaku i kriminelëve”, tha Basha.