Ndërkohë që përpara Parlamentit, gazetarë, njerëz të medias dhe qytetarë në mbështetje të fjalës së lirë protestojnë kundër paketës së Qeverisë, për antishpifjen, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, ka pasur debate në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Ish-ministri i Jashtëm, deputeti Ditmir Bushati ka kërkuar rregullime në “Paketën antishpifje”, që të mos cenohet liria e medias.
Në funksion të këtyre rregullimeve ai ka kërkuar edhe shtyrje të votimit, planifikuar në rendin e sotëm të punimeve të Kuvendit.
“Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë, është në kundërshtim me KiE, që nuk e ka kërkuar këtë ligj”, ka thënë Bushati.
Ndërkohë qe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se gjithçka është konsultuar me OSBE dhe sot do të miratohet varianti i përmirësuar sipas gjithë rekomandimeve.