Aktualitet Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të martën në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.