Politika Alizoti kërkon rikthimin e të përjashtuarve nga PD, përfshirë edhe Berishën

Alizoti kërkon rikthimin e të përjashtuarve nga PD, përfshirë edhe Berishën

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka theksuar se ka propozuar aktin e shfuqizimit të përjashtimeve të demokratëve, si dhe çblindimit të dyerve të selisë blu.

“Mbledhja ishte shumë e qetë, më të qetat që kemi pasur. Unë bëra një pakt me grupin se do të flas atë që them unë. Gjatë diskutimit nxirren fjalët dhe kjo nuk është etike. Ajo që unë diskutova ishte që PD-ja të shkojë në bashkim me akte politike. Akti i parë politik është shfuqizimi i të gjithë përjashtimeve për demokratët që janë përjashtuar që mbledhja ditën e nesërme të bëhet me të gjithë demokratët dhe pika e tretë të jetë çblindimi i Partisë Demokratike. Këto janë disa akte që ne të unifikohemi si parti. Ne nuk mund të shmangim asnjë kandidat. Unë do të dëshiroja që partia të kishte kandidatë, i cili do t’i përkiste të ardhmes. Politika ka disa akte. Kjo do të ndodhë në një proces, demokratët duhet të bashkohen. Alibeaj e shënoi dhe e priti me buzëqeshje. Nuk jam kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit”.

I pyetur nga gazetarët se “me aktin e shfuqizimit të të gjithë demokratëve të përjashtuar”, a përfshin dhe Berishën, Alizoti e ka konfirmuar një gjë të tillë duke thënë: “Të të gjithë demokratëve”.