Kryesore Basha për paralajmërimin për shkarkim në 11 dhjetor: Jam i përgatitur për...

Basha për paralajmërimin për shkarkim në 11 dhjetor: Jam i përgatitur për çdo situatë

Kreu demokrat Basha Lulzim përmendi frazën “Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë”, si një paralajmërim se nuk do lejojë që pas 11 dhjetorit, pra Kuvendit të Berishës, t’i merret partia, siç paralajmëroi deputeti kah Berishës Oerd Bylykbashi.

“Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike.

Por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë”, tha kreu i PD, në një intervistë televizive.

Basha analizon ardhjen e Escobar në Tiranë: Sinjal që shpallja “non grata” e Berishës nuk ishte vendim personal

Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha, ka komentuar edhe takimin që ai pritet të ketë gjatë kësaj jave me të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Basha u shpreh se vizita e Ecobar në Shqipëri dhe në vendet e rajonit është tregues se administrata e Departamentit Amerikan të Shtetit ka në prioritet të saj luftën kundër korrupsionit.

“Më vjen mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer në vëmendjen e tyre si çështje themelore luftën kundër korrupsionit. E kanë bërë këtë në një kontekst më të gjerë se Shqipëria, por në veçanti për Shqipërinë ka shumë rëndësi, sepse ky është dhe problemi kryesor i Shqipërisë, korrupsioni, pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, janë burimet kryesore të të keqes së shqiptarëve, të gjendjes ekonomike, të papunësisë, të mungesës së shpresës së popullsisë në tërësi dhe të rinjve dhe të rejave shqiptare në veçanti. Ndaj këto do të jenë patjetër në fokus të bisedës sime me zotin Escobar, siç kanë qenë edhe në fokus të diskutimeve  të mia me partnerët amerikanë, që kanë ardhur, ju keni parë delegacionet të senatit amerikan, të kongresit amerikan dhe në veçanti nisma tona siç janë reforma zgjedhore, siç është vettingu i politikanëve dhe siç është propozimi i fundit, që do të paraqesim, ai për dënimin, ashpërsimin e dënimeve sipas modelit Italian, deri në 22 vjet burg për politikanët e zgjedhur me votat e krimit, po në veçanti po kështu dhe lufta kundër korrupsionit, që po i merr frymën Shqipërisë dhe që po shkatërron mirëqenien e Shqiptarëve dhe shpresat e shqiptarëve.”– tha Basha.