Politika Basha: Shqipërisë i duhet një qeveri në vijën e parë të luftës...

Basha: Shqipërisë i duhet një qeveri në vijën e parë të luftës me COVID-19, jo në Instagram

“Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në Instagram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19”. Është ky mesazhi i kreut demokrat Lulzim Basha përmes një postimi me video në Facebook.

Sipas tij, qeveria e ardhmesh që Partia Demokratike do të ndërtojë, do të japë shpresën për shqiptarët.

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!

Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë!”- thuhet në video.