Politika Berisha: Mos ngatërroni gjeopolitikën me realitetin, samitet e Tiranës ishin vetëm takime

Berisha: Mos ngatërroni gjeopolitikën me realitetin, samitet e Tiranës ishin vetëm takime

Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij është ndalur te Samiti i zhvilluar një ditë më parë në Tiranë Ukrainë-Europë Juglindore.

Për Berishën, ato nuk janë gjë tjetër veçse takime, pa një vlerë të rëndësishëm në gjeopolitikë.

Sipas Berishës, në këto takime Putini i vogël, referuar Aleksandër Vuçiç, firmosi në Tiranë fitoren e tij.

Berisha tha se, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç përfitojnë nga kontrabanda ruse. Ai shtoi më tej se, takimi i vendeve të rajonit për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se, Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, asnjë interes kombëtar, por ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij dhe vjedhjet e tij.

“Miqtë e mi, askush, asnjë njeri, nuk duhet të gabojë, nuk duhet të ngatërrojë gjeopolitikën me realitetin. Gjeopolitika është një diçka që kushtëzohet nga gjeografia, natyra dhe të tjera. Kurse realiteti është diçka krejt tjetër. Thashë këto fjalë për t’u ndalur në këto dy ditët e fundit në Tiranë. Dje dhe sot, dy takime, po quhen samite, po të tilla ç’është e vërteta nuk ishin, por takime ishin.

Një takim rajonal për Ukrainën dhe një takim i Ballkanit Perëndimor për mekanizmin e rritjes rajonale.

PD ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal. Ka mbështetur dhe mbështet fuqishëm ndër të parat Ukrainën, betejën e saj kundër agresionit barbar rus, betejën e saj për Europën, për mbarë popujt e lirë.

PD ka qenë dhe është promotor i proceseve integruese në Europë, në hapësirën euroatlantike dhe kjo ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore.

Por uroj që asnjë shqiptar të mos ngatërrojë gjeostrategjinë, lustrën propagandistike me realitetin edhe të këtyre dy takimeve”, tha Berisha.