Një gjykatë britanike ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e Flamur Beqirit, 36-vjeçarit me origjinë shqiptare që u vra në sy të gruas dhe djalit 2-vjeçar.
Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Anis Hemissi, 24 vjeç, dhe sipas vendimit, ai nuk ka të drejtë të kërkojë lirinë me kusht të paktën për 35 vjet.
Vrasja ndodhi në vigjilje të Krishtlindje në vitin 2019, ku Beqiri u vra në derën e shtëpisë së tij.
Ai ishte vëllai i Misse Beqirit, një yll reality show në Britani. Hetimet zbuluan se ai ishte pjesë e një grupi që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe ishte shënjestër e grupeve rivale kriminale.
Beqiri mbante nënshtetësi suedeze dhe shqiptare. Ai pretendonte se merrej me biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në trafikun e drogës që prej vitit 2007.
Anis Hemissi ishte punësuar si vrasës me pagesë dhe atentatin e kishte përgatitur prej 6 muajsh. I riu ishte kickboxer profesionist, por në vendim u shpall fajtor për vrasje dhe posedimin e një arme zjarri.
Bashkëpunëtorët e tij, Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç dhe Isaac Castor, 31 vjeç, u dënuan me nga 3 vjet burg.