Extra Çfarë i tha balerini pasi fitoi çmimin e madh? Emanuela rrëfen ditët...

Çfarë i tha balerini pasi fitoi çmimin e madh? Emanuela rrëfen ditët e para me Ilirin, pas daljes nga ‘BBVIP’

Iliri ishte fituesi i “Big Brother VIP”, megjithatë një ndër personazhet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte bashkëshortja e tij, Emanuela.

Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking”, ku tregoi se si e përjetoi rrugëtimin e bashkëshortit të saj, por edhe ditët e para me të pas daljes nga shtëpia. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se si e ka përjetuar finalen dhe se çfarë i tha Iliri pas takimit të parë.

“Në realitet ende mallëngjehem, ende nuk e kam kuptuar mirë që përfundoi, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Momenti kur unë e takova brenda shtëpisë ishte një surprizë e rëndësishme sepse unë i theksova, i thashë që do e ndjek kudo, qoftë dhe në kthimin në Shqipëri.

Ishte një rrugëtim i vështire për mungesën e familjes, por ajo që më bëri përshtypje më shumë, ishte momenti kur doli dhe po përpiqej të gjente vajzën. Pasi nuk e gjeti ishte i shqetësuar për të më pyeti ku është.”- tha Emanuela.

Ajo tregoi po ashtu si e përjetoi dhe vajza e Ilirit, Emili nga Italia, finalen e madhe, pasi nuk mundi të ishte pranë të atit, për shkak se u infektua me Covid-19.

“Ajo u ndje shumë e lumtur sigurisht, por dhe e mërzitur që nuk ishte këtu për ta përjetuar nga afër. Megjithatë, po bëjmë gjithçka gati që ajo të vijë këtu dhe ta takojë ilirin dhe të përjetojë nga afër të gjitha emocionet.”- tregoi Emanuela.

Emanuela foli dhe për planet e të ardhmes, ndërsa tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri.

“Unë e dua Tiranën, Shqipërinë, vendet, detin, natyrën, njerëzit janë fantastikë, kuzhinën, nuk e kam problem të jetoj në Tiranë. Por nuk kemi ende një projekt të sigurt sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt.’ – tregoi bashkëshortja e Ilirit.

“Monika më ka zhgënjyer, Einxhelin do e ketë shoqe”

Emanuela, bashkëshortja e Ilir Shqirit, ka komentuar marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë, duke treguar se kush e ka zhgënjyer më shumë, por dhe se kë sheh më afër balerinit.

Duke folur për “Breking”, Emanuela tha se sjellja e Monikës, pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ e ka zhgënjyer sepse nuk e priste, duke qenë se e ka parë të afërt me Ilirin.

“Po, ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di, por ajo do thosha.”- deklaroi Emanuela.

Ajo tregoi dhe banorët që i sheh si miq të Ilirit deh pas daljes nga shtëpia, ndërsa shtoi se dhe Einxhel e sheh pranë bashkëshortit të saj, edhe pse kanë pasur përplasjet e tyre.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhell sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj.”- tha ajo.

Emnuela tregoi po ashtu se ka marrë shumë mbështetje si nga Shqipëria dhe nga Kosova, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për Ilirin, duke bërë të mundur që ai të fitonte.