Aktualitet Del FOTO/ Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador

Del FOTO/ Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador

Publikohet fotoja e shqiptarit Ergys Dashi, i vrarë ditën e shtunë në Ekuador. Vrasja ndodhi në një restorant në veri të kryeqytetit Guayakyl. 34-vjeçari rezulton se është nga qyteti i Durrësit, por banues në Tiranë.

Dashi kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike.

Ora News raporton se Dashi, rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, ku drejtuesit e këtij grupi kohët e fundit janë zhvendosur në Dubai dhe prej këtij monitorojnë trafikun e kokainës nga Ekuadori në vendet e Evropës si dhe në Shqipëri.

Dashi, ishte njeriu i besuar i E.D dhe P.D, që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare dhe ajo italiane.

Mediat në Guajakil raportojnë se:”…Ergys Dashi, 34 vjeç, u identifikua si njeriu i vrarë në restorantin Grilling, në Avenue José Joaquín Orrantia, diagonalisht me Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas burimeve policore, individi do të kishte pasur lidhje me trafikun e drogës…”.