Bota Disfata e rëndë e regjimentit elitë të Putin në Ukrainë

Disfata e rëndë e regjimentit elitë të Putin në Ukrainë

Disa nga 39 ushtarët e regjimentit 331 që dihet që kanë vdekur

Regjimenti 331 i Gardës së Parashutës së Rusisë ishte shpresa e madhe e Vladimir Putinit se do t’i sillte Rusisë një fitore të shpejtë. Komandanti i forcave speciale të Putinit, koloneli Sergei Sukharev, vdiq në Ukrainë më 13 mars dhe iu dha pas vdekjes medalja Hero i Federatës Ruse. Në funeralin e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, gjenerali Yuri Sadovenko tha se koloneli “jetoi për të ardhmen, për të ardhmen e popullit tonë, një të ardhme pa nazizëm”.

Koloneli Sergei Sukharev

BBC mblodhi materiale dhe zbuloi se, përveç Sukharev, u vranë të paktën 39 ushtarë të tjerë të kësaj njësie elitare.

Këta parashutistë elitë ishin pjesë e një kolone që lëvizte nga Bjellorusia në Ukrainë dhe si pjesë e njësive ajrore, të njohura me akronimin VDV, që ishin në krye të ushtrisë. Prioriteti i tyre ishte të përparonin drejt Kievit.

Udhëtimi ushtarak shpejt u kthye në një makth për rusët. Qytetet në periferi të Kievit – Bucha, Irpin dhe Hostomel – rezultuan fatale për këtë njësi elitare.

Një video e publikuar nga BBC tregon disa automjete të blinduara të lehta të dëmtuara nga Forcat Ajrore, të braktisura pas sulmit nga forcat speciale ukrainase. Një tjetër tregonte automjete ruse, gjithashtu të braktisura.

Më e mira nga më të mirat

Forcat speciale të Regjimentit 331 u konsideruan dega më elitare e ushtrisë ruse. Në një video të publikuar në internet majin e kaluar, gjenerali u tha ushtarëve të Regjimentit 331 të Parashutistëve se ata ishin “më të mirët nga më të mirët”. Njësia ka shërbyer në Ballkan, në Çeçeni dhe ka marrë pjesë në ndërhyrjen ruse të vitit 2014 në Donbas. Po kështu, ajo merrte pjesë rregullisht në parada ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë.

Me fillimin e funeralit, në muret e të vdekurve, në V’Kontakte – ekuivalenti rus i Facebook-ut – përmendet “kujtimi dhe lavdia e përjetshme” dhe shfaqen qirinjtë.

“Janë humbur kaq shumë të rinj, çfarë tragjedie”; “Zot, sa njoftime të tjera vdekjeje do të kemi? Ju lutemi kini mëshirë për djemtë tanë, ndihmojini ata të mbijetojnë, kthejini ata në familjet e tyre”, janë vetëm disa nga thirrjet që mund të gjenden në muret e ushtarëve që besohet se kanë vdekur në Ukrainë.

Ndërsa ukrainasit festojnë humbjet e Regjimentit 331 dhe të emocionuar pretendojnë se e kanë “zhdukur”.

Ilya Ponamarev, një ish-deputet i Dumës Shtetërore Ruse dhe tani një opozitar që jeton në Kiev, thotë se njerëzit e shohin fatin e kësaj njësie “si një shembull të përsosur të karma-s”. Vlen gjithashtu të theksohet se gjatë luftimeve në Donbas në vitin 2014, ukrainasit e konsideruan Regjimentin 331 përgjegjës për vrasjet e qindra ushtarëve ukrainas në Ilovaisk, pas marrëveshjes së armëpushimit.

Megjithatë, BBC pretendon se pretendimet e Ukrainës se regjimenti u shkatërrua plotësisht janë të ekzagjeruara. Por ekziston mundësia që Regjimenti 331 i Parashutistëve të jetë tërhequr ditët fundit nga Ukraina – gjë që mund të konfirmohet nga pamjet që tregojnë se ata kthehen në Bjellorusi më 29 mars.