Aktualitet Dy vëllezër godasin me thikë pas shpine një 38-vjeçar, njëri në pranga,...

Dy vëllezër godasin me thikë pas shpine një 38-vjeçar, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur në Buçimas të Korçës pasi është qëlluar me thikë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar Bexhet Hoxhallarin, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, Xhuljo Hoxhallari.

Ata dyshohen se pas debateve për arsye banale kanë qëlluar me thikë në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë.