Aktualitet Ekspertët turq për pandeminë mbërrijnë në Tiranë

Ekspertët turq për pandeminë mbërrijnë në Tiranë

Një grup nga Komiteti i Ekspertëve të Turqisë për pandeminë kanë ardhur në Shqipëri për të ndarë eksperiencat me ekspertët shqiptarë për luftën ndaj koronavirusit.

Ndërkohë, kryeministri Rama zhvilloi një komunikim “online” këtë të enjte me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë.

Rama vlerësoi ekspertët shqiptarë, ndërsa theksoi se Shqipëria është në komunikim të vazhdueshëm me vendet e tjera, pasi lufta është e përbashkët, tha ai.

“Kemi pasur fatin të kemi një komitet ekspertësh që nuk kanë treguar në asnjë moment se kanë diçka më pak sesa ekspertët dhe strukturat e ekspertizës në vendet më të zhvilluara. Duke qenë të vetëdijshëm se u takon atyre të na orientojnë për veprimet që duhet të marrim, kemi arritur të krijojmë një sinergji shumë të mirë. Kjo është një luftë e përbashkët dhe në për këtë jemi në një komunikim të vazhdueshëm”.

Ndërkohë, një përfaqësues i komitetit shkencor turk u shpreh se ata ndodhen në Tiranë pas një bisede telefonike të kryeministri Rama me Erdogan. “Jemi vënë në lëvizje pas telefonatës suaj me Erdogan, duke marrë rrugën për në Shqipëri, ku jemi takuar edhe me ministren Manastirliu. Sapo kemi ardhur në Shqipëri jemi takuar edhe me specialistët shqiptarë dhe kemi shkëmbyer ide të ndryshme. Kemi parë masat e marra deri tani dhe dua t’iu përgëzoj njëkohësisht. Shqipëria gëzon një sistem shëndetësor, i cili përgjigjet duke u bazuar në konventat ndërkombëtare dhe kjo është një situatë e gëzueshme. Kemi parë dhe nga afër të gjithë sistemin se si funksionon në spitalet shqiptare. Është vënë re se në mënyrën më të specializuar janë duke u praktikuar. Dua t’iu përgëzoj për punën tuaj. Kemi vënë re se Shqipëria është e përshtatshme me metoda të reja në luftën ndaj pandemisë”, tha Rama.